C-kur

Ckur

Çka përmban C kur

Acid askorbik 1000 mg

Acidi askorbik është shumë i përhapur në botën e gjallë, veçanërisht në bimët me klorofil. Të pasura me vitaminë C janë frutat dhe zarzavatet. Sidoqoftë, sasia e vitaminës C varet, në një masë të madhe, nga mënyra e rritjes së bimës, koha e pjekjes deri në këputjen e frutit, mënyra e ruajtjes etj. Acidi askorbik shkatërrohet në prani të ajrit, veçanërisht në mjedis bazik, ku bakri është një katalizator shumë i mirë. Gjatë ruajtjes së ushqimeve, sasia e vitaminës C bie.

Gatuarja në zierje shkatërron pothuajse plotësisht këtë vitaminë.
Vitamina C thithet nga aparati tretës në masën 80-90 % dhe shpërndahet në të gjitha indet. Oksalati i lindur si rezultat i metabolizmit eliminohet në urinë. Eshtë gjetur gjithashtu askorbati-2-sulfati.

Nevojat ditore për të rritur, rekomandohen në sasi të ndryshme nga organizata të ndryshme shëndetësore. Sipas organizatës Botërore të Shëndetësisë, normat ditore për të rritur duhet të jenë jo më pak se 45 miligram/ditë. Megjithatë një këshillë e mirë do të ishte t’i drejtoheshit mjekut apo farmacistit.
Merret si shtojcë ushqimore 1 herë në ditë (për të rritur ).

Importues Ekskluziv për Kosovë: FeKs Pharma shpk, Bulevardi i Dëshmorëve-Prishtinë, 10000, Kosovë, e: info@fekspharma.com