Respigen
Sirup/150ml
Çfarë është kolla?
Kollitja është një refleks i shpejtë tek njeriu dhe shumë kafshë për të pastruar fytin dhe hapur rrugët e frymëmarrjes nga trupëzat e huaj dhe mukusi.
Klasifikimi i llojeve të kollës
Kollë akute: Kjo është një kollë e menjëhershme, që zgjat zakonisht tre javë.
Kollë gjysmë akute: Kjo lloj kollë vazhdon apo zgjatet për 3-8 javë.
Kolla kronike: Kjo lloj kollë vazhdon për mbi tetë javë.
Kolla produktive: Kollë me shumë sekrecione apo gëlbazë.
Kollë e thatë: Një kollë që nuk ka sekrecione/gëlbazë.
Respigen-Formulë unike për gjithë familjen
Dayonix Respigen është zgjidhja dhe zgjedhja e parë e profesionistëve shëndetësorë per trajtimin e te gjitha llojeve të kollës!
Dayonix Respigen me anë të sinergjizmit në mes të përbërësve bimorë, mineraleve dhe vitaminave jep një efekt antiinflamatorë që rezulton në trajtim efikas të kollës dhe inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes.
Perberesit:
DRY IVY-Hedera Helix: Përmban 5-8% saponine dhe një përmbajtje të ulët të emetinës (një alkaloid) – të kombinuar, këta kanë efekt antiinflamatorë duke mundësuar hollimin dhe largimin e lirshëm të mukusit nga rrugët respiratore.
ASTARGALUS: Ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë efekte që rrisin imunitetin, anti-aging dhe anti-inflamatore. Astragalus besohet se zgjat jetën dhe përdoret për të trajtuar një larmi të madhe sëmundjesh, të tilla si lodhja, alergjitë dhe ftohja e zakonshme. Përdoret gjithashtu kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe gjendjeve të tjera.
TRUMZA-Thymus Vulgaris: Është efektive për kollën, dhimbjen e fytit, bronkitin dhe problemet e sistemit respiratorë. E pasur me vitaminat B, beta karoten, vitaminën A, vitaminën K, vitaminën E, vitaminën C dhe acidin folik është përdorur ndër shekuj si bimë shëruese. Trumza plotëson 27% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B6 e cila mban lart nivelet e neurotransmetuesve në tru që luajnë një rol në zvogëlimin e stresit.
BROMELAIN: Bromelaina është një përzierje e enzimave që tretin proteinat dhe rrjedhin nga trungu, frutat dhe lëngu i bimës së ananasit. Ajo ka një histori shekullore që përdoret për të trajtuar sëmundje te ndryshme.
Rezultatet e studimeve klinike tregojnë se efektet anti-inflamatore të bromelainës janë të dobishme për njerëzit me astmë ose forma të tjera të inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes.
MENTA-Menthae piperitae: Është një tjetër përbërës natyral që ndihmon në lehtësimin e simptomave të kollës. Mentoli në mentë qetëson fytin, hollon mukusin dhe pastron sinuset.
Vitaminat dhe mineralet: A,D,C,E,Zn,Se,Cu
Janë lëndë ushqyese thelbësore – sepse duke vepruar në bashkëpunim, ato kryejnë qindra role në trup. Ato ndihmojnë në forcimin e kockave, shërimin e plagëve dhe forcimin e sistemit tuaj imunitar. Ato gjithashtu shndërrojnë ushqimin në energji dhe riparojnë dëmtimet qelizore.
Importues Ekskluziv për Kosovë: FeKs Pharma shpk, Bulevardi i Dëshmorëve-Prishtinë, 10000, Kosovë, e: info@fekspharma.com